HomeShowbiz

Era Istrefi reagon pas ofendimeve që i bënë grekët për plis e shqiponjë

Këngëtarja Era Istrefi bashkë me motrën e saj Norën nga Greqia dje (e mërkurë) ua kanë uruar 28 Nëntorin shqiptarëve.

Motrat këngëtare kanë zgjedhur që për nderë të kësaj feste ta vendosin nga një plis dhe ta bëjnë simbolin e shqiponjës me duar.

Mirëpo kjo si duket nuk u ka pëlqyer aspak grekëve dhe disa prej tyre kanë ardhur me reagime të ndryshme kundrejt këngëtares shqiptare nëpërmjet komenteve në Instagram, kështu gjestin ku ajo mban plis dhe bën shqiponjën e kanë quajtur provokim.

Pas gjithë kësaj nuk ka munguar reagimi i Era Istrefit e cila këtë e bëri po ashtu në Instagram.

“Pasi ndodh të jem këtu në një udhëtim biznesi, po festoj këtu dhe Pavarësinë e Shqipërisë. Jam artiste dhe jo politikane. I dua të gjitha shtetet dhe i uroj të gjitha vendeve të botës paqe dhe prosperitet. Kështu që, nuk jam duke treguar mungesë respekti ndaj askujt. Kam vetëm dashuri dhe respect për ju dhe shtetin tuaj të bukur. Të qëndrojmë bashkë , mos të lejojmë askënd dhe asgjë të hyjë midis nesh, njerëzve në të gjithë botën. Paqe!”, ishte sqarimi i Erës.

 


TË NGJASHME