HomeAktualitet

Erdhi “Dita e Madhe”, sot shpallen fituesit e Lotarisë Amerikane

Dita e sotme është një ditë e veçantë për shumë shqiptarë. Sot për një pjesë të tyre do të realizohet “ëndrra amerikane”.

Këtë pasdite, rreth orës 18:00, do të dalin edhe përgjigjet, për të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane.

Njoftimet zyrtare të përzgjedhjes do të bëhen nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve, duke filluar nga data 15 maj 2018, ora 18:00 në faqen e internetit E-DV www.dvlottery.state.gov.

Departamenti i Shtetit bën me dije nuk do të dërgojë njoftime për të përzgjedhurit apo letra me postë ose e-mail.

Për të shmangur abuzimet nga të tjerë, ata theksojnë se çdo njoftim me email ose letër që ju deklaron se jeni përzgjedhur për të marrë lotarinë, nuk vjen nga Departamenti i Shtetit dhe nuk është i ligjshëm./dritare.net


TË NGJASHME