HomeShowbiz

Erdhi dita që Kylie dhe Travis të ribashkohen

Kylie Jenner dhe Travis Scott janë gjithnjë e më pranë bashkimit sepse po sillen sikur ringjallja e romancës është e pashmangshme. Të paktën kështu thonë shokët e tyre.

Burime që ishin të pranishëm në festën e ditëlindjes së Stormit thanë për TMZ se Kylie dje Travis lanë të kuptohej disa herë se janë më shumë se thjesht prindër të një vajze.

View this post on Instagram

#stormiworld ???

A post shared by Kylie ? (@kyliejenner) on

Ata hynë bashkë në festë dhe nuk u ndanë në asnjë moment. Sigurisht, ishin të pranishëm për Stormin, por burimet thonë se qëndronin shumë pranë njëri-tjetrit. Kjo krijoi idenë se janë prag pajtimit.

Edhe pse s’pati asnjë lloj kontakti fizik apo demonstrim dashurie, miqtë janë të bindur se diçka po ndodh.

Deri kur të lidhen sërish, Kylie dhe Travis do të fokusohen te vajza.


TË NGJASHME