HomeLajme

Erdhi në Shqipëri t’i bënte surprizë familjes, kush është i riu që humbi jetën në aksidentin fatal

NJë aksident fatal u shënua mesditën e djeshme në Rrgozhinë, ku në vendin e qujatur “Bishti I Zhurit”, humbi jetën 27-vjeçari Festim Meçja. Víktima u shtyp nga një kamion pas një parakalimi të gabuar dhe fakteqësisht ndërroi jetë në vend.

Nga forca e shtypjes makina ishte bërë petë dhe u deshën më shumë se dy orë që trupi i të ndjerit të nxirrej nga mjeti dhe më pas të identifikohej personi.

Ndërkohë, detaje te reja e bëjnë këtë ngjarje edhe më të dhimbshme.

Mësohet se Fesim Meçja ndodhej vetëm pak kilometra larg banesës së tij në Sinaballaj, Rrogozhinë ku askush nuk e dinte për mbërritjen e tij pasi i riu jetonte në Itali dhe kishte ardhur surprizë për familjen.

27-vjeçari kishte udhëtuar qindra kilometra për të marrë pjesë edhe në dy dasma të kushërinjve dhe për të parë familjen.

Festimi i ndjerë donte t’u shfaqej surprizë familjarëve dje, por surpriza ndodhi në mënyrën më tragjike të mundshme.


TË NGJASHME