HomePolitikë

Erdogan pret në takim kreun e Këshillit Europian

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, priti në një takim në Stamboll presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.

Takimi midis Erdogan dhe Michel, i cili arriti në Turqi për vizitë pune, u zhvillua i mbyllur për median në Zyrën Presidenciale në Pallatin Dolmabahçe dhe zgjati dy orë.

Vizita e Michel është e para e nivelit të lartë në Turqi nga ana e lidershipit të ri të Bashkimit Europian.


TË NGJASHME