HomeSociale

Erdogan: Turqia do ta ngadalësojë ritmin e përhapjes së koronavirusit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se vendi i tij do ta ngadalësojë ritmin e përhapjes së koronavirusit brenda dy ose tri javësh.

Me anë të një fjalim televiziv, Erdogan shpreh besimin se Turqia do ta tejkalojë koronavirusin “në periudhën më të shkurtër të mundshme dhe me dëmin më të vogël të mundshëm”.

Turqia, deri më tani, ka raportuar 44 viktima nga sëmundja e koronavirusit dhe 1,872 persona kanë dalë pozitivë.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME