HomeSociale

Erion Veliaj: Po, Rama duhet të iki…

Kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë çeljes së fushatë së PS-së i ka dhuruar në mënyrë simbolike, kryeministrit Rama një bluze ku shkruhet “Rama ik përpara”.

Në mënyrë ironike, Veliaj ka thënë se Rama duhet të ik, por sa më përpara dhe sa me shpejt për të drejtuar Shqipërinë.

“Para sesa Edi të fillojë nuk do të thotë që ne duke qenë se jemi shumica nuk i dëgjojmë të tjetër dhe gjithë ata të tjerët thonë non stop, s’kanë asnjë ide, asnjë vizion, asnjë plan, thonë vetëm Rama ik, Rama ik. Dhe si provë e faktit që i kemi dëgjuar ata unë jam i bindur që ca herë jemi dakord, ne themi që po, Rama duhet të iki përpara, të iki drejt, të iki fort, fuqishëm për të drejtuar Shqipërinë”, tha Veliaj.

Veliaj tha se Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës ka bërë progresin më të madh në vitet e tranzicionit dhe se në datën 30 qershor , shqiptrarët e kanë vetë në dorë që t’i japin fund tranzicionit  dhe Shqipëria të jetë një vend dinjitoz për vete dhe për fëmijët.

“ Gjatë gjithë këtyre viteve jemi munduar ku ka pasur nevojë, ku ka pasur një mundësi, ku ka pasur diçka për të ndrequr që të jemi prezent, por unë jam i bindur që me Edi Ramën dhe të gjithë kryetarët e bashkive, atë që kemi bërë në Tiranë do ta bëjmë në të gjithë territorin e Shqipërisë. Miqtë e mi, sot me ne nuk janë vetëm socialistët, sot me ne janë bashkuar qytetarë në të gjithë territorin e Shqipërisë, të cilët besojnë që vetëm PSSH, mund ta qeverisi çdo bashki me të njëjtin dinjitet që qeverisim ne çdo familje tonën.  Për të gjithë ata që, për të gjithë ata, për të cilët fëmija është më i rëndësishëm se partia, për të gjithë ata që nuk duan të kthehen në ’97 dhe ’98, për të gjithë ata që e duan realisht Shqipërinë si gjithë Europa, ka vetëm një zgjidhje Partia Socialiste e Shqipërisë dhe kandidatët e saj”, deklaroi Veliaj.

Artistët

Artistë dhe sportistë kanë shprehur mbështetjen për kryebashkiakun Erion Veliaj edhe për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës.

Gazmend  Paja: E di që këta çunat dhe gocat do të hyjnë në histori dhe dua të jem pjesë e historisë

Eneida Tarifa: Shumë shkurt që të mos ta kthejmë në fjalim, unë dua të them vetëm kaq: Nëse do kishte bërë nëna nja 3 si Erion Veliaj, nuk e di ku do ishim këtë 4-vjeçar. Unë jam në krah të Erionit sot as sepse kam një backgruond socialist, as sepse kam ndonjë teser partie, jam këtu sepse besoj te ky djali që kam këtu pranë. Besoj sepse kam parë atë që ka ndodhur me Tiranën tonë të dashur , me një qytet që po shkon drejt Europës, me një qytet kaq të bukur sa ke qejf të dalësh me vajzën se ke ku të çosh pa shpenzuar shumë. Faleminderit që na bëre ne artistëve të kemi aktivitete se jemi ankuar gjithmonë që s’ka aktivitete Tirana. Dilni dhe shihni tani se çfarë bëhet. Faleminderit!

Anxhela Peristeri: Unë fola dhe më përpara por faktikisht nuk lodhem asnjëherë duke folur për Erionin sepse vërtet i meriton çdo duartrokitje dhe çdo mbështetje tonën dhe të të gjithëve. Unë në datën 30 qershor do të votoj për të ardhmen e Tiranës, do të votoj për ndryshimet që kam parë këto katër vjet, për gjelbërimin, për pastërtinë e qytetit tonë, për amfiteatrin, për Pazarin e Ri, për çdo ndryshim që është bërë në Tiranë dhe dua të rri në këtë qytet familjet time sepse është një qytet që po u afrohet metropoleve europiane dhe dua që të jetë kështu gjithmonë. Faleminderit!

Luiza Gega: Nuk jam pjesë e asnjë partie, e them me sinqeritet.  E vetmja gjë që dua është që ta shoh vendin tim të ecë përpara dhe mundohem shumë që në çdo aktivitet ta përfaqësoj atë sa më denjësisht dhe më bëhet zemra mal kur shoh sa shkolla,sa çerdhe,  terrene sportive po shtohen çdo ditë d he dua ta shoh edhe pas 30 qershorit. Dua që ky zhvillim që po i bëhet vendit, sepse ne vërtet i meritojmë dhe ne mund ta ngremë vendin tonë në majat më të larta ashtu siç janë shumë vende evropiane. Ndaj le ta bëjmë për të Shqipërinë dhe për të ardhmen.

Izmir Smajli: Ne s’kemi bindje politike, por ama duam që vendi të ecë përpara. Duam që vendi të ecë përpara të s’bëhemi edhe ne  si qytet e mëdha evropiane. Këtu kam ardhur për të thënë një mesazh jo politikisht, por një mesazh shumë miqësor që zgjedhjet e 30 qershorit të jetë një ditë e zakonshme si gjithë ditë e tjera, pa rrëmujë, pa dhunë.


TË NGJASHME