HomeShowbiz

Ermal Fejzullahu, baba për herë të katërt

Disa javë më parë, këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Ariana u përfol se do të bëheshin prindër.
Por të dy i mohuan zërat, duke pohuar se janë thjesht thashetheme.

Edhe në rastin konkret aludimet kanë qenë më se të vërteta dhe së fundmi përgjatë një interviste në emisionin “1 kafe prej shpisë”, këngëtari ka konfirmuar publikisht se Ariana është shtatzënë në pritje të fëmijës së katërt.

“Po, e vërtetë është! Të jetë mirë ajo ka rëndësi. Vajza e vogël Era është pak xheloze sepse është 5-vjeçare”, ka pohuar Ermali.

Çifti ka 3 fëmijë, dy vajza që quhen Buna dhe Era, dhe një djalë që quhet Art.
Ndërsa i pyetur për gjininë e foshnjës që pritet të vijë në jetë, Fejzullahu është përgjigjur se ende nuk e kanë zbuluar.


TË NGJASHME