HomeShowbiz

Ermal Fejzullahu sërish baba, zbulohet gjinia e fëmijës

Këngëtari Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Ariana së shpejti do të bëhen prindër për herë të katërt. Ata janë prindër të një djali dhe dy vajzave, ndërsa së fundmi motra e Ermalit ka zbuluar gjininë e fëmijës që pritet të vijë në jetë.

Teksa po shikon pritjen e ëmbël, Ariana nuk heziton që të publikoi fotografi të ndryshme, duke e shfaqur barkun e rrumbullakosur. Deri më tani Ariana nuk e ka zbuluar gjininë e foshnjës, ndërsa një koment i bërë nga motra e Ermalit, në njëren prej fotove të publikuara ditë më parë nga Ariana, lë të kuptohet se çifti së shpejti do të bëhen edhe me një vajzë.

‘’Dy të bukurat e mia’, është komenti i Bulzës, motrës së këngëtarit.

ggg-2.jpg

TË NGJASHME