HomeShowbiz

Ermal Mamaqi e krahasoi këngëtarin e njohur me Noizyn, ja reagimi i reperit

Ermal Mamaqi përveçse këngëtar e aktor është kthyer në një nga moderatorët më të njohur shqiptarë edhe moderon një emision të tijin.

Ai ka publikuar një foto me artistët e njohur shqiptarë, Ylli Baka, Era Rusi dhe këngëtari Altin Sulku, por emrat e tyre Ermali i ka zëvendësuar me artistë të tjerë shqiptarë.

“Me Bes Kallaku, Remzije Osmani dhe Noizin gati për vrap nga liqeni”, ka shkruar me shaka Ermali. Pra Ylli Baka është Besi, Era Rusi është Remzija dhe Altini është Noizy sipas moderatorit.

Kjo foto e ka shkrirë së qeshuri Noizyn i cili ka komentuar disa emoji duke qeshur me lot, por edhe një emoji që ia bën me gishtin e mesit kushuririt të tij Altin Sulkut.

Edhe Remzia ka reaguar duke i etiketuar të gjithë dhe ka vendosur disa emoji buzëqeshje dhe zemra.

zuibni.jpg



TË NGJASHME