HomeLajmi i Fundit

Ermal Meta bën gjestin e madh, do rindërtojë shtëpinë e një familjeje të prekur nga tërmeti

Mes personazheve VIP, që kanë ofruar ndihmë për shqiptarët, është edhe këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta. I prekur së tepërmi nga tragjedia, Ermal Meta, që jeton në Itali dhe që njihet gjerësisht për talentin e tij, ka vendosur të japë kontributin e tij në ndërtimin e shtëpisë së një prej familjeve të prekura nga tërmeti.

Përmes një mesazhi në “Instagram”, Ermal Meta bën me dije se do të ndihmojë në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla, që pjesëtarët e saj të mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit.

“Kam ndjekur me shqetësim këto ditë ngjarjet në Shqipëri dhe bashkohem me dhimbjen e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur. Vendosa për të ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla që Brisilda, Erseda, Erildi dhe familja e tyre mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit. Si familja Alla ka dhe shumë të tjerë që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe unë do tju lutesha të jepnit të gjithë një kontribut sado i vogël.”, shkruan Ermal Meta.