HomeShowbiz

Ermali i bën urimin më unik Amit për ditëlindjen!

Moderatorja Amarda Toska feston sot 37 vjetorin e lindjes. Bashkëshorti i saj, Ermal Mamaqi, sikurse e ka bërë tashmë traditë, e ka uruar në rrjete sociale duke publikuar edhe një foto ku shfaqen të buzëqeshur krah njëri tjetrit.

Ermali i ka bërë një dedikim mjaft të veçantë bukuroshes.

Ai ka publikuar një foto ku shfaqet i përqafuar me Amin dhe të dy duken shumë bukur!

Krahas fotos ai ka zgjedhur që dedikimin e tij ta ndërthurë me një nga thëniet më brilante të Albert Einstein: “Ainshtaini ka thënë: 1orë me një grua të bukur është baraz me 1 min…Jam i bekuar nga ty për këto 113,880  min që kemi kaluar së bashku. Gëzuar ditëlindjen!”

Përmes këtij urimi, Ermali ka zbuluar për publikun edhe sa vite dyshja ka bashkë. Për ata që janë jo shumë mirë me matematikën, ju bëjmë me dije se kanë kaluar 13 vite krah njëri-tjetrit.


TË NGJASHME