HomeSociale

Ermonela Jaho vlerëson sallën e re të koncerteve

Artisja shqiptare Ermonela Jaho ka vlerësuar ndërtimin e sallës së re të koncerteve në Liceun Artistik “Jordan Misja”, që u inagurua dje nga kryeministri Rama dhe kreu i Bashkisë së Tiranës Veliaj.

Përmes një postimi në twitter, Jaho është shprehur se dikur ëndërronte të këndonte në një sallë të tillë diku nëpër botë ndërsa artistët e rinj shqiptarë mund ta jetojnë tashmë këtë ëndërr në vendin e tyre.

“Nëse ne ëndërronim të këndonim në një sallë të tillë diku nëpër botë, artistët e rinj do fillojnë ta jetojnë këtë ëndërr në vendin e tyre. Ta gëzoni, ta gëzojmë të gjithë dhe u mbushtë me shumë dashuri dhe pasion të buruar nga shpirtrat e artistëve të së ardhmes”, ka shkruar Jaho.


TË NGJASHME