HomeShowbiz

Erosi flet për marrëdhënien e tij me Oriolën dhe iu jep fund gjithë dyshimeve

Para disa ditësh në mediat rozë bëri bujë lajmi se Oriola Marashi dhe Eros Grezda i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre. Fillimisht dyshimet nisën pasi ata të dy nuk ndiqeshin më në Instagram dhe më vonë nuk munguan thumbat në rrjete sociale nga modelja.

Por para disa ditësh, fansat e dyshes kanë vënë re se Oriola dhe Eros kanë nisur ta ndjekin sërish njëri-tjetrin në Instagram dhe mesa duket ata kanë vendosur që të ribashkohen në heshtje, duke treguar se nuk mund të qëndrojnë të ndarë nga njëri-tjetri.

Dhe lajmet e ribashkimit të tyre duket se i ka konfirmuar edhe Erosi.

Së fundmi ai ka qenë i ftuar në “Jashtë Loje”, ku ka pranuar se mes tij dhe Oriolës gjithçka është në rregull dhe se është shumë mirë nga ana sentimentale.

“Je mirë nga ana sentimentale?”- u pyet futbollisti.

“Pse dukem keq? (qesh) Nga ana sentimentale jam shumë mirë. Gjithçka është në rregull,”- u përgjigj Grezda.


TË NGJASHME