HomeLajme

Ervis Martinaj/ I riu që nisi shkollimin në Itali dhe ishte njohës i shumë gjuhëve të huaja, historia e njeriut që polícia nuk e gjeti kurrë

Ndërsa legjenda për zhdukjen e Ervis Martinaj tashmë ka marrë dhenë dhe po shëtit gojë me gojë, në teori konspirative gati nga më të pabesueshmet, Polícia e Shtetit ka vendosur të heshtë. Një heshtje që e ngarkon me përgjegjësi, por njëherazi që dëshmon edhe dështimin e saj, në përpjekjet për të arréstuar apo gjetur njeriun më të famshëm të krímit në Shqipëri.

Martinaj rezulton i zhdukur që nga data 10 gusht 2022, në rrethana ende të paqarta. Siç e thamë një thriller vere, i denjë për titujt aperturë të kopertinave. Por kush janë grupet rivale apo individët e interesuar për të zhdukur Ervis Martinajn?

Cilët janë armiqtë e shumtë që ai krijoi kohë pas kohe? Si u eleminuan në dy vitet e fundit, miqtë e tij më të afërt dhe krahët e tij të ármatosur.

Si u shndërrua Ervis Martinaj në një një prej biznesmenëve më të fuqishëm të Lojërave të Fatit në Shqipëri dhe përse thirrej me nofkën “Mbreti i Bixhozit?

Ervis Martinaj, ishte një emër jo shumë tërheqës për mediat, të paktën deri në vitin 2013. Kohë, kur emri i tij nisi të lakohej gjithmonë e më fuqishëm në skedat e krímit.

Ai lindi në tetor të vitit 1982 në Burrel. Dhe shpejt, familja e tij u zhvendos në zonën e Kurbinit, aty ku edhe u rrit. Sipas të dhënave, familja e tij ishte me origjinë nga Mali i Zi dhe i kishte hyrë biznesit që herët. Ndërsa njihej si një familje me autoritet dhe me zë në zonën ku banonte.

Ervisi, si djalë i vetëm i familjes Martinaj, pati privilegjin që të kryente një pjesë të shkollimit në Itali. Por pavarësisht këtij bagroundi dhe cilësisë si njohës i mirë i disa gjuhëve të huaja dhe të një ekonomie të mirë familjare, askush nuk do të mund ta besonte që një ditë ai do të mund t’i hynte botës së krímit.

Dhe për më të tepër të shndërrohej në një nga personazhet më ikonik të saj. Sipas të dhënave, familja e tij e ka origjinën nga Martinajt e Malit të Zi, por u zhvendos në Kurbin para shumë vitesh.

I martuar që në moshë të re, baba i katër fëmijëve të mitur, sikundër e theksuam edhe më herët, shfaqja e tij e parë publike në skenën e krímit, do të datojë në vitin 2013. Koha, kur ai nis të krijojë armiqësitë e para të mëdha.

Aty ku emri i tij nis të lakohet edhe më fort në botën e krímit. Në një nga ngjarjet kríminale, e cila mbetet ende e pazbardhur, por që atëkohë dyshimet ranë direkt mbi Ervis Martinaj. Ngjarja e cila, do të niste edhe ciklin e përgjákshëm të dhùnës, ku në sfond do të jetë gjithmonë emri i tij dhe lùfta për sundimin e lojërave të fatit./Burimi: BalkanWeb


TË NGJASHME