HomeShowbiz

“Është kot këtu, s’ka pse qëndron akoma”/ Pse ky mendim nga gjuetarët për Frojsin

Të mbledhur edhe njëherë rreth zjarrit në Dhërmi, Silvi Fort vendosi të bëjë edhe njëherë përballjen mes Gjuetarëve të Thesarit.

Të tetë pjesëmarrësit duhet të jepnin mendimin e sinqertë për secilin prej tyre dhe për Irmën ky ishte mendimi nga gjuetarët e tjerë. Duket se edhe për Frojsin nuk mungojë opinionet negative përveç atyre pozitive.

Uendi për Frojsin: “Me Frojsin patëm debatin në Gjipe, ishim bashkë me gocat, Frojsi na la vetëm, ok Frojsi më ofendoi i pari. Nuk më ha fare çfarë thotë Frojsi përderisa nuk është e vërtetë ajo që thotë ai, nuk ka pse të më djegi fundja”.

Xhoi për Frojsin: “Frojsit mendoj se duhet t’i kishte ardhur një broski që më përpara ose duhet të kishte krijuar një lidhje më të fortë me Tedin që ta shijonte lojën që në fillim”.

Levina për Frojsin: “Për këtë javë shoh një Frojs tjetër, një Frojs që po përpiqet akoma më shumë por që nuk më duket i njëjti personazh”.

Andueli për Frojsin: “Frojsi është një djalë shumë i mirë, është si shtyllë mbështetëse”.

Irma për Frojsin: “Frojsi është jashtëzakonisht shumë nervoz, unë nuk kam frikë të flas me Frojsin, kërkoj që të flas, nuk e kuptoj, më largohet, reagon në mënyrë impulsive, është jashtëzakonisht shumë nervoz”.

Jona për Frojsin: “Frojsi më duket një djalë energjik por në të njëjtën kohë edhe shumë nervoz, domethënë kur bëhet fjalë për një diskutim do ngrejë zërin”.

Ana për Frojsin: “Është kot këtu, nuk e di pse qëndron akoma, sa mirë që iku sepse e kuptoi vendin e tij që nuk e kishte këtu. Flet shumë, flet kot, flet gjëra palidhje”.


TË NGJASHME