HomeSport

Është MARADONA! Tifozët janë të bindur që legjenda e futbollit nuk ka vdékur

Legjenda argjentinase, Diego Maradona, ndërroi jetë në nëntor të vitit 2020, mirëpo jo rrallëherë njerëzit pretendojnë që e kanë parë diku. Së fundmi në Skoci është shfaqur një person që duket si Maradona.

Ndërsa trajneri i DU, Liam Fox, po jepte një intervistë për Sky Sport, tifozët e futbollit mendojë që personi i cili stërvitet në fushat pas është Maradona. Personi kishte tipare jashtëzakonisht të ngjashme me fituesin e dikurshëm të Kupës së Botës.

Një model flokësh i ngjashëm me shkurre, pantallona shumë të shkurtra dhe një stil vrapimi jashtëzakonisht i ngjashëm ka bërë që disa fansa të binden se është Maradona.

Një tjetër shkroi në Twitter: “Rezulton se Diego Maradona është i gjallë dhe jeton në Dundee. Kush do e mendonte!”

Dundee United aktualisht është në fund të kampionatit skocez pas pesë ndeshjeve dhe ende nuk ka arritur ende asnjë fitore. E gjendur në këtë pozicion të vështirë, një tifoz ka sugjeruar se klubi ka thirrur fantazmën e futbollistit të madh për ndihmë.

Pavarësisht ngjashmërisë së pabesueshme, besohet se figura në sfond NUK është Maradona, por një student nga Universiteti St Andrew, ku stërviten United./ Burimi: The Sun | Përktheu dhe përshtati: GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME