HomeShowbiz

Është një nga gazetaret më të njohura sportive, por profesioni i vërtetë i saj është shumë larg televizionit

Lei Kraja është një nga imazhet më të reja të programeve sportive në ekranin e ‘Digitalb’. Ashtu siç ka treguar vetë Kraja, më parë ka punuar si modele dhe ka marrë pjesë në kompeticione bukurie në Kaliforni, aty ku dhe ka lindur.

Së fundmi bukuroshja i është përgjigjur një prej pyetjeve që ka marrë në adresën e saj në ‘Instagram’ rreth shkollimit që ka kryer, duke treguar se ka studiuar për biznes në Universitetin Shtetëror të Arizonës. Megjithëse Lei ka studiuar për biznes, rruga që ajo ka zgjedhur është shumë larg profesionit të saj.

Kujtojmë se bukuroshen e ekranit e kemi parë nën drejtimin e emisioneve të ndryshme si ‘Euro Gol’, ‘RuskiBar’ dhe gjithashtu si gazetare terreni me lidhjet direkte nga fushat e gjelbërta./revistawho.com


TË NGJASHME