HomeShowbiz

Me deklaratën e papritur ish-konkurrenti i “Për’puthen” nxjerr zbuluar Argjira Spancën? “Është shtatzënë, pret një beb”

Çifti Graciano Tagani dhe Argjira Spanca po shijojnë prej shumë kohësh një romancë dhe bashkëjetojnë prej vitesh së bashku. Megjithëse çifti nuk e ka kurorëzuar dashurinë e tyre në fejesë ose martesë, disa muaj më parë ata u shprehën se hapi i radhës i lidhjes së tyre është fëmija.

Argjira dhe Graciano nuk kanë folur konkretisht për një kohë të caktuar, por videoja e fundit e ish-konkurrentit të “Për’puthen” i ka bërë lëmsh të gjithë.

Bruno publikoi një video në Instastory ku shfaqet së bashku me moderatoren. Gjatë videos ai shprehet: “Jemi këtu me Argjirën e cila është shtatzënë, pret një beb”, ndërsa në mbishkrimin e postimit Bruno thotë: “Unë ftesën për baby shoëer-in e mora. Meqë ra fjala, një nga çiftet më pozitiv në tv.”

Nuk dihet nëse kjo është një shaka nga ana e Brunos apo fragment nga emisioni ku ai ishte i ftuar, por ende nuk ka asnjë reagim nga ana e çiftit.

Rikujtojmë se dyshja tha publikisht muaj më parë se dëshira e tyre më e madhe tashmë është të bëhen prindër për herë të parë.

Çifti u shpreh se bashkë me disa plane dhe projekte të tyre, e kanë menduar dhe e presin ardhjen e fëmijës.  “Ajo gjë na pret është e ditur. Ne kemi filluar planet që do të ndërrojmë shtëpi do bëjë disa gjëra tonat dhe bashkë me këto plane vjen dhe fëmija”, tregoi moderatorja.


TË NGJASHME