HomeLifestyle

Është vetëm 17 vjeç, por do të jetë së shpejti personi i parë që do të shkelë në Mars në vitin 2033

“Gjithmonë ndiq ëndrrat e tua dhe mos lejo askënd që të ti marrë ato,” kjo është ajo çka po bën Alyssa Carson për të bërë realitet ëndrrën e saj.

Në moshën 17 vjeçare ajo tashmë është duke u trajnuar për t’u bërë austronaute në një mision të rëndësishëm. Ajo e ka pasur gjithmonë kokën mbi re e mbi yje që kur ishte një vajzë e vogël “ Babi dua të bëhem austronaute dhe dua të shkoj në mars”

Ajo ka për qëllim të jetë personi i parë që do të shkelë në Mars në vitin 2033. Kur të vijë ajo kohë ai do të jetë 32 vjeç, ajo planifikon që në atë kohë të jetë gati për t’u ngjitur në bordin e anijes kozmike për të kërkuar shenja jete në planetin mars.
Ajo është më e reja ndër të diplomuarat nga Advanced Space Academy, ajo gjithashtu ka kompletuar vizitën në të gjitha qendrat e Nas-ës.

Për më tepër ajo po studion çdo lëndë në shkollë në katër gjuhë të ndryshme,(anglisht, kinezçe, frëngjisht dhe spanjisht). Ajo gjithashtu flet në publik për të inkurajuar vajzat e tjera që të marrin iniciativa .

“ Edhe unë si fëmijët e tjerë kam shëtitur mendjen shpesh ndër karriera, doja të bëhesha mësuese, pse jo një ditë presidente. Në fakt tamam tamam e mendoja kështu, do të bëhëm austronaute, pastaj do të kthehem sërisht dhe do të bëhëm mësuese pastaj presidente”/pamfleti.net


TË NGJASHME