HomeSport

“Euro 2020”, Challandes risi në listën e Kosovës

Më 7 dhe 10 qershor, përfaqësuesja e Kosovës, do të zhvillojë ndeshjet kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë, në kuadër të kualifikueseve të “Euro 2020“.

Bernard Challandes, publikoi edhe listën me futbollistët e përzgjedhur prej tij në këto sfida dhe risitë në listë nuk kanë munguar.

Florent Hadërgjonaj, është një emër i ri, futbollisti i cili refuzoi Zvicrën për të luajtur për përfaqësuesen kosovare. Veç tij emra të rinj, janë edhe Dresheviç, Rashkaj dhe Ibrahimaj.

Ndërkohë, Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar edhe programin e përgatitjeve të kësaj përfaqësueseje, që do të nisë më 2 qershor, me stërvitjen e parë që do të mbahet në stadiumin “Fadil Vokrri”.


TË NGJASHME