HomeSport

“Euro 2020”, Franca pa yjet e ekipit në ndeshjen me Shqipërinë

Në kuadër të turit të eleminatoreve të “Euro 2020”, Shqipëria do të përballet me kampinët e botës, Francën në datën 7 shtator. Në lidhje me këtë sfidë, trajneri i gjelave, Deschamps, ka bërë publike edhe listën me lojtarët e grumbulluar për këtë përballje dhe ndeshjen tjetër kundër Andorrës.

Në listën e publikuar nga Deschamps, bie në sy mungesa e dy prej lojtarëve më kryesorë të ekipit, Kylian Mbappe dhe N’Golo Kante.

Mbappe dhe Kante mungojë për shkak të dëmtimit, ndërsa mungesa të tjera janë të Lacazzete e Umtiti të cilët janë lënë jashtë për arsye teknike.

Ju ftojmë të shikoni listën e plotë të futbollistëve të ftuar nga trajneri francez. Kujtojmë se Franca pret Shqipërinë në ndeshjet e vlefshme për eleminatoret Euro 2020. Ndeshja do të luhet në “Stade de France”.


TË NGJASHME