HomeSport

Euro 2020/ Këto janë tri sfidat e ditës së sotme

“Euro2020” vijon rrugëtimin dhe sot, janë programuar tri sfidat e radhës në grupe. Pasi Anglia triumfoi ditën e djeshme kundër Kroacisë, në grupin D po luhet edhe ndeshja tjetër e nisur në orën 15:00, mes Çekisë dhe Skocisë. Të dyja ekipet do kërkojnë tre pikët, për të tentuar kalimin e grupit dhe pritet një ndeshje e ekuilibruar.

Më pas, në program janë duelet e grupit E, ku bën pjesë edhe Spanja, tre herë kampione e Europës. Iberikët luajnë në orën 21:00 kundër Suedisë dhe pritet të kenë mungesa si Busquets dhe Llorente, kurse nga krahu tjetër, Svanberg dhe Kulusevski nuk aktivizohen dot, sepse kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Ky Europian, ka qenë shumë më ndryshe se të gjithë të tjerët në histori. Kjo pasi fillimisht, nisi 1 vit me vonesë, për shkak të pandemisë së koronavirus. Megjithatë, nuk e humbi emrin “Euro2020”. Gjithashtu, gjatë këtij europiani ka pasur dhe dy ngjarje të frikshme.

Fillimisht, ylli i Danimarkës, Christian Eriksen, i trembi të gjithë në sfidën hapëse të skandinavëve kundër Finlandës, duke rënë në tokë pa ndjenja dhe duke i pushuar zemra. U desh ndihma e mjekëve për ta rikthyer në jetë.

Ndërsa para sfidës mes Anglisë dhe Kroacisë, një tifoz britanik u rrëzua nga tribuna e “Wembley Stadium”, duke marrë dëmtime të rënda në trup.


TË NGJASHME