HomeSport

“Euro 2020″/ Triumfojnë Spanja dhe Italia, ‘ngec’ Zvicra

U luajtën ditën e djeshmë, disa nga sfidat e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2020”.

Nuk zhgënjyen skuadrat e mëdha, ku Spanja dhe Italia fituan me rezultatet 2-1 dhe 3-1. Iberikët, arritën të fitonin në transfertë me Rumaninë, falë golave të Sergio Ramos dhe Paco Alcacer. Rumunët ngushtuan shifrat me Andone, ndërsa spanjollët mbetën me 10 lojtarë, kur 10 minuta nga fundi Llorente u ndëshkua me karton të kuq.

Italia, arriti gjithashtu të triumfojë me rezultatin 3-1 përballë Armenisë. Armenët shënuan të parët me anë të Karapetian, por golit të tij ju përgjigjën Beloti që shënoi dy herë dhe Pellegrini.

Zvicra u ndal në një barazim 1-1 përballë Irlandës, ndërsa Danimarka e Suedia fituan me goleada përballë Gjibraltarit dhe Ishujve Faroe. Më poshtë, rezultatet e plota:


TË NGJASHME