HomeSociale

Euro nuk po ndal rënien, ja me sa u këmbye sot

Euro ka vijuar rënien edhe gjatë ditës së sotme duke prekur një tjetër nivel rekord të ulët. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer sot në nivelin e 123.7 lekëve, rreth 0.08 pikë më pak se një ditë më parë.

Kjo është dita e shtatë radhazi që monedha e përbashkët humb pikë përkundrejt lekut vendas.

Prej fillimit të dhjetorit euro është nënçmuar me 0.6 pikë përkundrejt lekut. Ekspertët argumentojnë që euro pritet e dobët, duke qenë se tashmë kemi hyrë dhe në muajin e fundit të vitit dhe në nivelin e këmbimit do të ndikojnë edhe efektet sezonale.

Zhvlerësimin e monedhës së përbashkët aktorët kryesorë të tregut e argumentojnë me kërkesën e ulët për euro në treg.

Sipas tyre qarkullimi i parasë ka qenë në nivele tepër të ulëta.

Edhe të dhënat e Bankës së Shqipërisë flasin për uljen e parasë në qarkullim.

Paraja gjithsej në ekonomi, ndryshe agregati M3 shënoi rënie gjatë muajit tetor në raport me tetorin e vitit 2017, duke u tkurrur me 1.2 miliardë lekë ose -0.10%.

Krahas ofertës së shtuar të eurove në tregun e lirë (niveli i të cilave nuk matet dot nga Banka e Shqipërisë), qarkullimi i ngadaltë i lekut vlerësohet nga ekspertët si një nga arsyet kryesore që po forcon monedhën vendase përtej pritshmërive.euro


TË NGJASHME