Ekonomi Lajme

Euro prek nivelin më të ulët

Euro ka vijuar të humbasë pikë përkundrejt monedhës vendase.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro është këmbyer me 125.26 lekë, apo rreth 0.18 pikë.

Prej fillimi të tetorit euro është zhvlerësuar me mbi 1 lekë, duke iu afruar nivelit më të ulët që nga data 7 qershor. Në fillim të qershorit euro kapi edhe minimumin e dhjetë viteve të këmbimit.

Ekspertët e këmbimit valutor e kanë të vështirë që të përcaktojnë arsyet e këtij nënçmimi të euros prej faktorëve të brendshëm në treg.

Ndërsa aktorët kryesor të tregut thonë se një prej shkaqeve të nënçmimit është edhe qarkullimi i ulët i lekut, për shkak të volumeve të ulëta tregtare.

Euro ka qenë e dobët edhe në tregjet ndërkombëtarë. Aktualisht euro po këmbehet pranë niveleve më të ulëta të 12 muajve të fundit me dollarin amerikan. Por, edhe pse dollari amerikan ka qenë më I fortë në tregjet ndërkombëtare, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë është zhvlerësuar përkundrejt lekut.  Një dollar është këmbyer gjatë ditës së sotme në nivelin e 109.08 lekëve, rreth 0.28 pikë më pak se një ditë më parë.

Related posts

Këto ushqime mund të jenë shkaktarët të lëkurës së yndyrshme

Mila

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi tallet me Milanin

Christian news

Era Istrefi do të këndojë edhe në ceremoninë hapëse të “Kupës së Botës për Femra 2019”?

Maria news
Na Kontaktoni!