HomeSociale

Eurodeputetët italianë letër Ramës, ja arsyeja

Kryeministrit Edi Rama ka marrë një letër nga eurodeputetët italianë, të cilët i kanë shprehur vlerësimin e tyre për dërgimin në Itali të 30 mjekëve dhe infermierëve.

“I nderuar zoti Kryeministër. Dëshirojmë të shprehim vlerësimin tonë personal për dërgimin në Itali të dhjetëra personave të stafit mjekësor nga ana e Republikës së Shqipërisë”, theksojnë ata.

Prezenca e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në zonat më të goditura nga koronavirusi në Itali,sipas euodeputetëve është “një gjest i vyer i miqësisë dhe vëllazërisë që lidh shtetet tona”.

Po ashtu eurodeputetët theksuan se vetëm së bashku mund të kalojmë emergjencën COVID-19.

Deputetët theksojnë se, “solidariteti që keni demonstruar është shprehje e vlerave të rëndësishme që kanë frymëzuar lindjen e Bashkimit Europian. Ne e mirëpritëm vendimin e Këshillit për të filluar zyrtarisht negociatat e pranimit të Shqipërisë në BE dhe shpresojmë ta shohim së shpejti Shqipërinë në Komunitetin Europian. Ju falenderojmë për ndihmën tuaj”.

Anëtarët e Parlamentit Europian:

Andrea Cozzolino

Pina Picierno

Brando Benifei

Patrizia Toia

Irene Tinagli

Simona Bonafè

Elisabetta Gualmini

Pietro Bartolo

Pierfrancesco Majorino

Andrea Caroppo

Giuliano Pisapia

Dino Giarrusso

Mario Furore

Alessandro Moretti

Aldo Patriciello

Massimiliano Smeriglio

Paolo De Castro

Salvatore De Meo

Piernicola Pedicini

K.S/GotaNews


TË NGJASHME