HomePolitikë

Eurodeputetët, të lodhur nga politika shqiptare: Zgjidhini vetë problemet

A do të negociojnë ndërkombëtarët për zgjidhjen e krizës politikeShqipëri?! Knut Fleckenstein thotë se është koha që politika t’i zgjidhë vetë problemet.

Mendoj që ka ardhur koha që ky vend t’i zgjidhë vet ë problemet e veta.

Sot jemi 30 vite nga rënia e regjimit. Nëse palët do kërkonin ndihmë ne do i mbështesim por problemi mund të zgjidhet vetëm brenda vendit.

Sa i takon ndërmjetësimit ju keni shumë ndërmjetësim ndërsa tani është problem i brendshëm i juaj. Ne e dimë se 90% të shqiptarëve duan të futen në BE dhe ky është një mesazh për liderët politikë që të diskutojnë me njëri tjetrin”, tha raportuesi për Shqipërinë në PE, gjatë konferencës përmbyllëse të delegacionit të Parlamentit Evropian në Tiranë.

 


TË NGJASHME