HomePolitikë

Eurokomisioneri Varhelyi: Të miratohet marrëveshja e 5 qershorit

Komisioneri për Zgjerimin në BE Olivér Várhelyi, reagon përmes statuseve në rrjetet sociale lidhur me ndryshimet kushtetuese për reformën zgjedhore në Shqipëri.

Varhelyi kërkon miratimin sa më të shpejtë të Reformës Zgjedhore sipas dakordësisë së 5 qershorit dhe është kundër kërkesës së opozitës parlamentare dhe Ramës për hapjen e listave të deputetëve dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor.

“Është e rëndësishme që reforma e dakordësuar me 5 qershor të adoptohet nga Parlamenti SA MË SHPEJT në sesionin aktual, me qëllim që të mundësojë zbatimin e ndryshimeve të reja përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm. Bazuar mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR ajo adreson një nga rekomandimet kyçe për nisjen e negociatave të anëtarësimit.


Reforma të tjera që lidhen me sistemin zgjedhor, jashtë rekomandimeve të OSBE/ODIHR duhet të miratohen jo më pak se një vit para zgjedhjeve dhe për to nevojIten konsultimet e duhura, siç rekomandon OSBE.”-shkruan Varhelyi në reagimin e tij.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME