HomeSport

Europa League, drejt finales angleze

Në turneun më të vogël kontinental për klube, Europa League, Chelsea dhe Arsenal kanë shansin të vendosin një dominim anglez. Nga rezultatet e ndeshjeve të para gjysmëfinale, skuadrat angleze, shihen si favorite për të kaluar në finalen e turneut.

Triumfi 3-1 i Arsenal ndaj Valencias, u arrit pas një beteje të fortë në “Emirates Stadium”. Gjithsesi, edhe pse një rezultat i mirë nuk ka akoma asnjë garanci për kualifikim të ‘topçinjve’.

Diakabi, në minutën e 11, ishte ai që hapi serinë e golave, mesfushori arriti të shfrytëzojë më së miri një krosim nga Rodrigo duke kaluar Valencian në avantazh. Futbollisti me origjinë shqiptare Granit Xhaka, kishte një pjesë të fajit në pësimin e këtij goli. Megjithatë, gëzimi i golit nuk do të zgjaste shumë, vetëm 7 minuta më vonë, pas një aksioni mbreslënës të Aubameynag, sulmusi Arsenal, Lacazette e pati të lehtë të kthente gjithçka në baraspeshë. Sulmuesi francez bëri më të mirën edhe në një krosim në zonë, kur tundi rrjetën me kokë duke përmbysur gjithçka. Në pjesën e dytë, nuk ndryshoi asgjë veç golit të shënuar në fund nga Aubameyang, që dha dhe rezultatin përfundimtar 3-1. Në ndeshjen e kthimit në “Mestalla”, Arsenal do të duhet vetëm të mbrojë rezultatin për të kaluar në finale.

Në gjysmëfinalen tjetër, Eintracht Frankfurt, nuk arriti të shfrytëzojë atmosferën elektrizuese të tifozëve të pranishëm, duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1 me Chelsea. Talenti i ekipit gjerman, që tanimë kërkohet nga shumë ekipe europiane, Luka Jovic shënoi i pari në këtë sfidë, pas një krosimi perfekt nga Filip Kostic. Por, në minutën e fundit të kohës së rregullt të pjesës së parë, Pedro Rodriguez arriti të barazojë shifrat.

Loftus-Cheek, bëri çdo gjë në mënyrë perfekte dhe asistoi sulmuesin spanjoll, që e pati shumë të lehtë të shënonte në portën e gjermanëve. Në ndeshjen e kthimit në “Stamford Bridge”, Chelseat i mjafton dhe një barazim pa gola për të kaluar në finale.


TË NGJASHME