HomeSport

Europa League/ Teuta dhe Kukësi synojnë përmbysjen e madhe, Laçi kërkon surprizën në Izrael

Pas eleminimit të Partizanit, sot është radha e tre ekipeve të tjera shqiptare të zbresin në fushën e lojës dhe të zhvillojnë ndeshjet në kompeticionet europiane. Teuta, Kukësi dhe Laçi, do të zhvillojnë sot ndeshjet e kthimit në kuadër të turit kualifkues të Europa League.


Pas humbjes 3-0, Kukësi do të presë “Debrecenin” në “Elbasan Arena” me kualifikimin që duket një mision i pamundur. Megjithatë tekniku Gjoka nuk dorëzohet dhe premton një ndeshje të fortë.

“Nëse arrijmë të kualifikohemi, nuk i japim të mira vetëm ekipit të Kukësit, por të gjithë futbollit shqiptar. Por nuk do të jetë e lehtë, pasi përballë kemi ekipin e Debrecenit. Ne bëmë një ndeshje shumë të mirë atje në fazën sulmuese, si asnjëherë tjetër, por nuk patëm fatin me vete. Keqardhja është shumë e madhe, pasi ekipi zhvilloi një ndeshje shumë të mirë. Ishte një nga ato ndeshjet në Kupat e Europës që ekipet shqiptare bëjnë paraqitje dinjitoze.Por futbollit është i pamëshirshëm. E kemi studiuar sërish kundërshtarin, do ta kërkojmë deri në fund kualifikimin.Duhet të kemi shumë kujdes, pasi kundërshtari është i rrezikshëm”, tha Ernest Gjoka, trajner i Kukësit.

Edhe Teuta, është pak a shumë në të njëjtën situatë si Kukësi. Durrsakët u mposhtën 3-0 nga Ventspils. Trajneri Bledi Shkëmbi, ka deklaruar se një gol i shpejtë dhe mos pësimi i tij do të hapte të gjitha llogaritë për kualifikim.

“Patjetër që për të shpresuar kualifikimin në këto kushte duhet të shënosh dhe të mos pësosh. Na duhet një ndeshje perfekte. Një gol i shpejtë do ta na ndihmojë nga ana psikologjike, por do të shtojë akoma më shumë dëshirën dhe bindjen se mund ta përmbysim”, thotë Shkëmbi.

Ndeshja tjetër e Europa League është ajo që do të luhet në Izrael mes Laçit dhe Hapoel Beer Sheva. Sfida e parë e luajtur ka përfunduar me barazimin 1-1, një rezultat ky që në letër favorizon më shumë pikërisht skuadrën e Hapoelit.


TË NGJASHME