HomeLajmi i Fundit

Europa Nostra i akordon Gjirokastrës çmim në fushën e trashëgimisë

Komisioni Europian dhe “Europa Nostra” sapo kanë bërë të ditur fituesit për vitin 2021 për Çmimet Europiane për Trashëgiminë/ Çmimet e Europa Nostra-s.

Këto çmime janë të akorduara nga BE-ja për trashegiminë kulturore, financuar nga programi Europa Krijuese.

Në njoftimin e lëshuar nga “Europa Nostra” këtë vit çmimet në fushën e trashëgimisë u janë dhënë 18 vendeve të Evropës.

Në mesin e fituesve është edhe Shqipëria me qytetin e Gjirokastrës, ata kanë fituar na kategorinë ‘Shërbim i Përkushtuar për Trashëgimnë për Organizata dhe Individë’, transmeton Klan Kosova.

Presidenti Ekzekutiv i Europa Nostra-s, Hermann Parzinger, ka thënë se çdo vit fituesit e çmimeve Europiane për Trashëgiminë/Çmimeve të Europa Nostra-s, e bëjnë shembull për të ndjekur krijimtarinë e pakrahasueshme dhe përkushtimin e atyre që punojnë për të mbrojtur, zhvilluar dhe transmetuar në breza trashëgiminë e çmuar europiane.

“Leaureatët e sivjetëm demonstrojnë fuqishëm se si trashëgimia ofron zgjidhje dhe shtigje për ripërtëritjen e vetvetes përballë sfidash që duken të pakalueshme, ndërkohë që ndërmarrim veprime për klimën, mobilizohemi për për të sjellë zhvillim urban dhe rural dhe përballojmë kërcënimet e shumta ndaj thelbit të vlerave europiane. Ne duartrokasim arritjet e tyre të shquara: qofshin ato frymëzim dhe inkurajim për veprime të mëtejshme nga profesionistët e shumtë dhe entuziastët e trashëgimë kudo nëpër Europë dhe më gjerë”, ka thënë Parzinger.


TË NGJASHME