Europë/ Moti i keq shkakton dëme dhe viktima

Mot i keq ka përfshirë disa vende të Europës me stuhi breshëri me kokrra në masën e një topi tenisi. Përveç dëmeve të shumta materiale stuhia shkaktoi edhe 2 viktima, një në Francë dhe një në Zvicër.
Në Francën lindore, breshëri ishte aq i fortë sa shkatërroi xhamat e makinave.
Rrëke uji dhe breshëri përmbytën rrugët e dëmtuan shtëpi. Një turist gjerman humbi jetën pasi i ra një pemë në qytetin e Taninges (tanenzh).
Në zonat e prekura do të shpallet gjendja e katastrofës natyrore. Edhe një viktimë është regjistruar në Zvicër kur anija me të cilën po udhëtonin në lumin Gjeneva u përmbys si pasojë e stuhisë.
Edhe në Britaninë e madhe agjencia e mjedisit thotë se po përballen me një situatë pa precedent. Në Poloni me mijëra shtëpi janë pa energji elektrike për shkak të motit të keq.