HomeShowbiz

Evi Reçi feston ditëlindjen e 29-të dhe urimin më të veçantë e merr nga nëna e saj

Këngëtarja e njohur, Evi Reçi, feston sot ditëlindjen e saj. Mes shumë urimesh speciale që ka marrë, ajo ka veçuar mesazhin e mamasë së saj, të cilin ka zgjedhur ta ripublikojë në ‘Instagram’. “Evi, më solle dritën tënde 29 vite më parë, por më ndriçove jetën gjatë gjithë këtyre viteve. Gëzuar ditëlindjen zemra ime. Me shumë dashuri dhe krenari të uroj që të vazhdosh të jesh një vajzë me zemrën e madhe, me mendjen e ndritur dhe me etikën që përfaqëson. Gëzuar shpirt”, shkruhej në urimin e mamasë së Reçit.

Përveç kësaj, në llogarinë e saj kanë mbërritur dhe shumë urime të tjera nga miqtë dhe ndjekësit e moderatores.

Kujtojmë se prej disa muajsh, Evi Reçit i është besuar drejtimi i programit të pasdites në ekranin e ‘Vizion Plus’, ‘Vizioni i Pasdites’. Krahas drejtimit të programit të pasdites, ajo është kujdesur të sjellë dhe disa projekte të reja në muzikë, duke mos u larguar kështu nga pasioni i saj më i madh.


TË NGJASHME