HomeTeknologji

Facebook bën ndryshimin e madh, kjo është risia e fundit

Të gjtihëve mund të na ketë ndodhur që të kemi derguar një mesazh gabim në Facebook dhe pastaj jemi penduar.

Facebook ka nisur të testojë opsionin “unsend” në Messenger, përmes së cilit do të keni mundësi të fshini mesazhin që keni dërguar në një bisedë në mënyrë që të hiqet plotësisht, edhe tek marrësi i saj.

Facebook fshehurazi fshiu mesazhet e vjetra të dërguara nga Messenger nga themeluesi Mark Zukerberg, i cili ishte shumë i pazakontë, pasi përdoruesit e tjerë të Facebook nuk e bëjnë këtë.

Opsioni “unsend” me shumë mundësi do të jetë në dispozicion vetëm për një kohë të caktuar pasi përdoruesit të dërgojnë një mesazh. Pra ju mund të keni afat disa minuta për ta fshirë atë që keni dërguar ose më pas do të ngelet aty sido që të veproni.


TË NGJASHME