HomeTeknologji

Facebook dhe Instagram bien përsëri preh e vjedhjes

Dy rrjetet më të mëdha sociale, Facebook dhe Instagram, me sa duket përseri me probleme.

Hyp3r, një partner i besueshëm i marketingut të rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram, prej disa kohësh ka vjedhur të dhënat e përdoruesve.

Ata ia kanë dalë të sigurojnë vendodhjet dhe informacionet personale për mjera persona.

Pasi lajmi u bë publik zëdhënësit e Instagram kanë bërë me dije se janë duke mbledhur informacion për t’i çuar edhe në gjykatë.

“Veprimet e HYP3R nuk u sanksionuan, por ata shkelnin politikat tona. Si rezultat, ne i kemi hequr nga platforma jonë. , deklaroi një zëdhënës i Facebook për ‘TechCrunch’.

Kompania filloi disa vite më parë si një platformë përmes së cilës reklamuesit mund të shënjestronin përdoruesit që të marrin pjesë në një ngjarje të caktuar.


TË NGJASHME