HomeTeknologji

Facebook dhe Instagram “fiken” për orë të tëra

 Facebook-u edhe Instagram-i kanë pasur probleme për 14 orë një ditë më parë duke pasur shkëputje të herëpashershme që nuk lejonin disa përdorues që të logohen dhe të vijojnë normalisht “punën” e tyre në këto rrjete sociale.

Përdorues të shumtë thanë se drejtimi për në faqen kryesore të Facebook-ut tregonte vetëm një mesazh “shërbimi i padisponueshëm”. Dhe përdoruesit e Instagram-it zbuluan se shërbimi i web-it nuk hapej, megjithëse aplikacioni duket se po funksiononte.

Kjo është e hera e parë që prej vitit 2008 që një problem i përmasave të tilla ndodh me Facebook.

Edhe pse nuk dihet lloji i problemit të ndodhur, Facebook, gjatë orëve problematike, ka mohuar përmes një postimi në “Twitter” se ka pasur një sulm në nivel DDoS.


TË NGJASHME