HomeTeknologji

Facebook dhe Instagram ndërprerje në mijëra përdorues

Mijëra përdorues në SHBA dhe Evropë po raportojnë për probleme lidhur me Instagramin, në atë që duket të jetë ndërprerja e dytë e madhe nga ajo e javës së kaluar.

Sipas Downdetector.com , më shumë se 6 mijë raporte nga përdoruesit, kryesisht nga perëndimi i kontinentit amerikan, brigjet lindore si dhe Evropa Lindore.

Dymijë përdorues tjerë raportuan se kishin përjetuar probleme të ngjashme me Facebook, kompania mëmë e Instagramit.

Shumica e përdoruesve raportojnë se kanë probleme me Feed-in e tyre të lajmeve, ndërsa disa nuk kanë qenë në gjendje të hyjnë në aplikacion.

Instagram ende nuk e ka pranuar publikisht ndërprerjen.

Përdoruesit e Instagramit të prekur nga ndërprerja, shënuan shkrime të tyre në Twitter për të shprehur mendimet e tyre për ndërprerjen.

Kjo shënon ndërprerjen e dytë të rëndësishme që nga Dita e Falënderimeve, kur përdoruesit në të gjithë SHBA-në dhe Evropë po raportonin çështje të ngjashme.

Në mënyrë të ngjashme, Instagram, i cili është në pronësi të Facebook, filloi të përjetojë probleme rreth orës 02:00 të kohës lokale.

Harta e ndërprerjeve të Downdetector tregoi se përdoruesit në Mbretërinë e Bashkuar, Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit, raportuan se ishin më të prekurit.


TË NGJASHME