HomeTeknologji

Facebook dhe WhatsApp ndryshojnë rregullat e privatësisë

Aplikacionet Facebook dhe WhatsApp kanë paraqitur një sistem të ri të ruajtjes së privatësisë duke i lejuar përdoruesve kontrollimin e pjesëmarrjes në grupe.

Në faqen e tyre, kompania tha se ky sistem mund të përdoret prej javës tjetër nga të gjithë ata të cilët e kanë versionin e ri të aplikacionit.

Janë rreth 200.000 përdorues të WhatsApp qërdorin grupet e bisedave.
Prej tyre edhe politikanë të cilët i përdorin grupet për të folur për tema politike, e disa edhe kanë çuar vendin në kaos duke shpërndarë informacione të rreme.

Faqe të tjera të mediave sociale kanë marrë masa të ngjashme. Facebook njoftoi kohët e fundit se do të vepronte për të zvogëluar përhapjen e informacionit të rremë në platformën e tij, duke bllokuar llogaritë e rreme dhe duke angazhuar organizata të jashtme të kontrollit të fakteve për të ndihmuar në moderimin e përmbajtjes.


TË NGJASHME