HomeTeknologji

Facebook do të ndryshojë rrënjësisht, ja cilit aplikacion synon t’i ngjajë

Skandali mbi përdorimin, zbulimin dhe manipulimin e të dhënave private të mbi 87 milionë përdoruesve, detyroi gjigantin e rrjeteve sociale Facebook të bëjë një sërë rëndësishmesh. Themeluesi i rrjetit sociale, Mark Zuckerberg njoftoi për një ndryshim rrënjësor drejt një platforme gjithnjë e më shumë private. Një nga misionet e gjigantit teknologjik është shkëmbimi i informacioneve të caktuara dhe fshirja e tyre pas një kohe të shkurtër, si në rastin e aplikacionit Snapchat, të cilin Zuckerberg ka tentuar disa herë ta blejë.

“Përgjatë 15 viteve të fundit, Facebook dhe Instagram kanë ndihmuar njerëzit të lidhen me miq, bashkësi e interesa, në sheshin e qytetit dixhital. Por njerëzit gjithnjë e më shumë kërkojnë të lidhen privatisht në dhomën e tyre digjitale. Kur mendoj për të ardhmen e internetit, besoj se platformat e komunikimit të fokusuara drejt privatësisë do të jetë më të rëndësishme se platformat e hapura që janë sot”, tha Zuckerberg.

Ekspertët teknologjikë shpjegojnë se këto ndryshime do të përbëjnë një drejtim krejtësisht të ri të politikave të Facebook./Opinion.al


TË NGJASHME