Lajme Sociale Teknologji

‘Facebook’ drejt zgjerimit, gati oferta për blerjen e CTRL-Labs

Në një njoftim që ka bërë të hënën Facebook, thuhet se është duke u interesuar për CTRL-Labs, që është një kompani e re, e themeluar para katër vitesh, për të punuar në atë që njihet si “informatikë e trurit”.

Raporti i shpërndarë nga Bloomberg, pretendon se Facebook pagoi nga 500 milionë deri në një miliard dollarë, për të blerë këtë kompani.

“Vizioni i kësaj pune, është që t’ju mundësojë njerëzve të kontrollojnë pajisjet, si shtrirje e lëvizjeve natyrore”, ka thënë zyrtari i lartë në Facebook, Andrew Bosworth në blogun e tij.

Derisa shiriti i CTRL-Labs është ende një prototip dhe ende shumë vite larg që të bëhet realitet, thuhet se Facebook nuk ka hequr dorë nga koncepti, megjithëse ky rrjet social përballet me kontroll të ashpër nga qeveria dhe disa rregullatorë.

Facebook është në mesin e shumë kompanive tjera të mirë financuara, që mundohen të krijojnë sisteme të kontrollit përmes trurit, sikur në fantastikën shkencore.

CRTL-Labs me bazë në New York, ka grumbulluar 60 milionë euro nga mbështetësit, përfshirë EV që është krahu investues në Google, Amazon Alex Fund dhe Lux Capital.

Shiriti i CTRL-Labs që thuhet se mund të lexojë trurin

Kompania i përshkruan produktet e veta, si një “platformën joinvazive e ndërlidhjes nervore”.

Nuk është bërë e ditur menjëherë, nëse edhe një pjesë e CTRL-Labs, që ka të punësuar një numër të konsiderueshëm njerëzish, do t’i bashkohet se pjesë e kësaj marrëveshje.

Një përfaqësues i Facebook, i ka thënë Business Insider se kushdo që është i interesuar t’i bashkohet Facebook, është “absolutisht i mirëpritur”.

Shiriti i dorës ‘dekodon’ signalet që i lëshojnë neuronet e përdoruesit CTRL-Labs do të bëhet pjesë e Reality Labs që funksionon brenda Facebook-ut, ndërsa zhvillon projekte si syzet e realitetit të shtuar.

Ky shirit, shtoi ai “do të kapë qëllimet tuaja, për të shpërndarë një fotografi me ndonjë mik tuajin duke përdorur një lëvizje të padukshme”.

Ndërsa drejtuesi i CTRL-Labs, Thomas Reardon e ka demonstruar se si funksionon teknologjia e këtij shiriti që mund të kontrollojë kompjuterët me mendjen e përdoruesit, me shumë lehtësi.

Related posts

Përplasja në Vaun e Dejës, zhvendoset KZAZ-ja

Mila

Zbulohet projekti që do bëjë ‘bashkë’ Luana Vjollcën dhe Blendi Fevziun

Xhensila Gotanews

Kawazu, vendi ku merr kuptim pranvera!

Aira news
Na Kontaktoni!