HomeTeknologji

Facebook, ka anuluar ngjarjen më të madhe të vitit

Për shkak të shqetësimeve të coronavirusit, Facebook ka anuluar një konferencë vjetore të kompanisë.

Sipas mediave të huaja, konferenca F8 fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej në 5 maj dhe 6 maj më vonë këtë vit.

“Në dritën e shqetësimeve në rritje rreth COVID-19, ne kemi marrë vendimin e vështirë për të anuluar F8 këtë vit, në mënyrë që të kemi prioritet shëndetin dhe sigurinë e partnerëve tanë të zhvilluesit, punonjësit dhe të gjithë ata që ndihmojnë në realizimin e F8. Ne planifikojmë të zëvendësojmë atë me ngjarje, video dhe programe të transmetuara live”.

F8 nuk është ngjarja e parë e madhe teknologjike që duhet të anulohet gjithashtu Mobile World Congress u anulua më herët në shkurt për shkak të shqetësimeve të ngjashme në lidhje me virusin.


TË NGJASHME