HomeTeknologji

Facebook lançon Lasso, video-aplikacionin dedikuar adoleshentëve

Lasso, një aplikacion për ndarjen e videove të mbushura me muzikë, në të cilin Facebook thuhet se ka punuar që nga tetori, tani është në dispozicion për iOS dhe Android.

Facebook përshkruan Lasso si një aplikacion që “e bën të lehtë për këdo që të krijojë dhe të ndajë video të shkurtra me efekte argëtuese”. Aplikacioni do ti lejojë përdoruesit të ndjekin krijuesit e tjerë, të kërkojnë përmbajtje duke përdorur hashtag dhe të krijojnë video të reja dhe të shkurtra duke përdorur një sërë mjetesh krijuese.

Pasi që Lasso është në pronësi të Facebook, integrohet në ekosistemin e kompanisë kështu që ju mund të regjistroheni duke përdorur një llogari Instagram ose Facebook. Aplikacioni do të duhet të hyjë në faqen tënde të profilit, fotot dhe videot.

Kur të bësh videot e tua në Lasso, do të jesh në gjendje t’i ndash drejtpërdrejt në storiet e Facebook. Një përputhshmëri e ngjashme me storiet e Instagram do të vijë më vonë këtë vit, shkruan The Verge. Ju mund të përdorni Lasso, duke filluar që nga sot.


TË NGJASHME