HomeTeknologji

Facebook merr masa për grupet e djathta ekstreme në Britani

Rrjeti social Facebook ka marrë masa për një varg individësh dhe organizatash të së djathtës ekstreme në Britani të Madhe, duke thënë se ata kanë “shpërndarë urrejtje”.

Ky vendim vlen për Partinë Kombëtare Britanike, Nick Grissin, Ligën Angleze të Mbrojtjes dhe Frontin Kombëtar.

Në këtë listë është përfshirë edhe partia politike “Britania e Para”, e cila ka qenë parakisht e bllokuar, mirëpo me masën e re, asaj do t’i ndalohet marrja e ndonjë ndihme nga kompanitë amerikane.

Në një deklaratë të këtij rrjeti social, është thënë se masa është marrë pasi personat e përfshirë kanë prezantuar “mision të dhunshëm dhe me bazë të urrejtjes”, transmeton REL.

“Individët dhe organizatat që shpërndajnë urrejtje, sulme apo bëjnë thirrje për të përjashtuar të tjerët në bazë të asaj që ata janë, nuk kanë vend në Facebook”, është thënë ndër të tjera në deklaratë.

Ky hap vjen pak pasi Facebook ka njoftuar se do të bllokojë “lavdërimin, mbështetjen dhe përfaqësimin e nacionalizimit të bardhë dhe separatizmit” në këtë aplikacion, si dhe në rrjetin tjetër social, Instagram.


TË NGJASHME