HomeTeknologji

Facebook Messenger vjen me një ndryshim të ri në dizajn

Facebook ka bërë një përditësim të aplikacionit, Facebook Messenger, që sjell ndryshime të mëdha në aplikacion. Pra, aplikacioni tani është krejtësisht ndryshe dhe duket qartë se është përshtatur me versionin e fundit.

Me kalimin e viteve, aplikacionet marrin veçori të reja dhe ndryshime si dhe përmirësime të dizajnit.

Facebook po kërkon të thjeshtësojë aplikacionin e tyre Messenger. Sidoqoftë, kjo është një domosdoshmëri e mirë.

Facebook do të heqë dhe do vendosë veçori të caktuara për të ndihmuar në thjeshtimin e përvojës së përgjithshme të përdoruesit.

Një nga ato ndryshime është heqja e sektorit Discover, ndërsa veçoritë e tjera si Lojërat e çastit dhe Transporti janë hequr nga sektorët e shërbimeve.

Facebook nuk përmendi pse saktësisht ata po bëjnë ndryshimet që po bëjnë, por është spekuluar se kjo mund të bëhet për të ndihmuar në optimizimin e aplikacionit dhe ta bëjë atë më të thjeshtë dhe më të shpejtë për t’u përdorur.


TË NGJASHME