HomeTeknologji

Facebook mund të blejë një kompani që merret me mbrojtjen e të dhënave

Sipas raporteve nga Business Insider, Facebook ka filluar bisedimet me një numër kompanish që merren me sigurinë në internet për të bërë një blerje të mundshme, por ende nuk dihet se cilat ishin kompanitë dhe se marrëveshja do të mbyllet deri në fund të vitit.

Facebook thuhet se ka mbledhur një skuadër me qëllim të rritjes së ekspertizës së sigurisë kibernetike dhe përballjen me kritikat publike për mbrojtjen e të dhënave.

Skandali i të dhënave të Cambridge Analytica gjithashtu ishte një shtysë tjetër që Facebook të shqyrtojë më mirë për mënyrën sesi mbron të dhënat e përdoruesve të tij.

 


TË NGJASHME