HomeTeknologji

Facebook ndikon në postimet që shihni në Instagram

A keni menduar ndonjëherë pse postimet e miqve të caktuar shfaqen në krye të faqes suaj në Instagram?

Arsyeja nuk është vetëm fakti se ju mund të keni pëlqyer postimet e tyre Insta disa herë. Aktiviteti i Facebook gjithashtu ndikon në përmbajtjen që është prioritet në ndërfaqen kryesore të Instagram.

Mashable foli me drejtuesit e dizajnit të Instagram, Jill Nussbaum dhe Jullian Gutman, rreth asaj se si punon aplikacioni.

Nussbaum tha se arsyeja pse postimet nuk janë më të renditura në mënyrë kronologjike është për shkak se njerëzit nuk shihnin postimet e njerëzve që u interesonin.

“Renditja e ndërfaqes mundësohet nga të mësuarit e makinës, e cila është një teknologji që përdor të dhëna historike për të bërë parashikime për të ardhmen”, tha Gutman. “Dhe mënyra se si përdorim mësimin e makinës në renditjen e postimeve është analiza e përdorimit historik të Instagram-it, për të parashikuar se cilat prej postimeve tuaja do të jenë më të rëndësishme për ju.”

“Ne përdorim shumë sinjale për të përcaktuar postet që janë më të rëndësishme për ju”, shtoi Gutman. Disa nga këto “sinjale” përfshijnë gjëra të tilla si: “Sa ka të ngjarë të jeni të interesuar për atë përmbajtje”, përveç asaj se si është postuar përmbajtja e fundit dhe sa i afërt jeni me autorin e përmbajtjes.

“Poashtu përdorim të dhëna të Facebook-ut për të përvetësuar përvojën e njerëzve në disa mënyra”, tha Gutman.


TË NGJASHME