HomeTeknologji

Facebook një aplikacion memesh?!

Aplikacioni i ri i Facebook i quajtur Whale ju lejon të krijoni memet tuaja me opsione profesionale. Atëherë pse nuk keni dëgjuar për të?

Epo, kompania me sa duket ende nuk dëshiron që të gjithë t’a dinë këtë. Sipas një raporti, grupi i ‘Eksperiementeve të Produkteve të Reja’ (New Product Experimentation,NPE) i Facebook lançoi aplikacionin, dhe aktualisht është i disponueshëm vetëm në App Store për përdoruesiet në Kanada.

Facebook lançon një aplikacion për krijimin e memeve

Përshkrimi zyrtar thotë se aplikacioni Whale përdoret pa pagesë dhe nuk është e nevojshme pagesa e një çmimi ‘të fshehur’ për abonimin në aplikacion. Aplikacioni u lejon përdoruesve që të krijojnë meme me imazhet e tyre ose fotografitë nga galeria në telefonin e tyre. Pasi të zgjidhni një foto, mund të shtoni tekste, dhe efekte të ndryshme, emoji, stickers etj. Kur të keni mbaruar, mund të ruani memet tuaja të sapokrijuara në galerinë e telefonit, ose t’i shpërndani ato në mediat sociale dhe nëpërmjet mesazheve direkt nga aplikacioni.


TË NGJASHME