HomeTeknologji

Facebook së shpejti me një risi të re

Facebook së shpejti do të krijojë një sistem qarkullimi të monedhës dixhitale. BBC shkruan se facebook do të nisë testimin e kriptmonedhës GlobalCoin deri në fund të këtij viti.

Detajet për kriptomonedhën dhe sistemin digjital të qarkullimit të saj, themeluesi i Facebook-ut do ti bëjë të ditura këtë verë. Kompania Facebook ka kohë që po bën kërkime për monedhën digjitale dhe po kërkon mënyra efikase sesi ajo mund të qarkullojë që në vitin 2014-të, kohë kur Mark Zuckerberg mori pranë tij ish-presidentin e PayPal, David Marcus.

Nuk është kjo hera e parë që Facebook tenton të provojë veten me monedhën digjitale. Në vitin 2009-të ai startoi projektin Facebook Credits ku përdoruesit duke përdorur lojëra dhe aplikacione mund të bënin blerje brenda sistemit të lojës.


TË NGJASHME