HomeShowbiz

Fakte interesante që nuk i keni ditur më parë rreth këtyre njerëzve të famshëm

Një person mund të arrijë një status “të famshëm” nga pasuria e madhe, pjesëmarrja e tij në sport apo industrinë e argëtimit, pozicioni i tij si figurë politike, apo edhe nga lidhja me një personazh tjetër të famshëm. Por edhe këta “të famshëm” kanë një jetë përpos famës dhe e dini që:

Elvis Presley: Të afërmit e Elvis Presley janë ish-presidenti Abraham Lincoln dhe Jimmy Carter.

Albert Einstein: A e dinit se gjumi bën mirë për trurin tuaj? Shkencëtari flinte 10 orë gjumë.

Sophie Turner: Aktorja e ‘Game Of Thrones’ ka aftësi për të bërë ‘beatbox’.

Barack Obama: Ish-presidenti i Amerikës është fans i librave të Harry Potter. Ai ka lexuar të gjithë librat e tij.

Leonardo DiCaprio: Emri i aktorit vjen nga emri i Leonardo Da Vinci. Kur nëna e tij ishte shtatzënë, ajo ndjeu shkelmin e parë të Leonardo DiCaprio ndërkohë që ishte duke parë një pikturë të Leonardo Da Vinci.

Taylor Swift: Kur këngëtarja ka qenë në moshë të vogël, ka jetuar në një fermë ku mbillnin pemë posaçërisht për festen e Krishtlindjeve.


TË NGJASHME